URRA E DARDHËS (1904)
SI PJESË E HISTORISË SË ZONËS SË KORÇËS
Urra e
Dardhës gjatë përurimit 1904
|
S
|
horti me nr
1633 i anakandit të kartolinave të vjetra përshkruhej kështu: “Përurim i Urrës
prej guri me financim të z Kristo Themeli. Në Dardhë 1904”.
Ja pra një fotografi dokument që vetëm një sy mjaftonte që
të ndërgjegjësoheshe për vlerën e saj. Nga njëra anë, vërtetonte dhe nëpëmjet
shikimit të gjitha sa dinim deri tani për fillimin e një urre të tillë,
ceremoninë në lidhje me të, nga ana tjetër përbënte një sfidë të kërkoje që të
gjeje diçka më tepër mbi urrën, por dhe për vetë fshatin.
Le të fillojmë nga fotografia, që me sa duket bën të
pavdekshëm çastin unikal të fshatit – atë të Dardhës, mbi Korçë! Urra, që do të
bashkonte Sinicën fqinje, sapo kishte mbaruar dhe kjo ndodhi ,do të festohej në
mënyrë të përshtatëshme. Dy klerikë kishin kryer ajazmonë që ishte traditë,
nxënësit e vegjël këndonin ato sa për këtë rast përgatiti mësuesi, mjeshtrat
uronin të sigurt për veprën e tyre, dhe udhëheqja lokale, krenare, thirrën
fotografin. Jemi në 1904, dhe të gjithë ata së bashku mbi dhe rreth urrës,
dalin së bashku në fotografi në një pozicion që duken të kënaqur. Do të kenë
mundësi, që këtej e tutje ta thonë, por dhe ta “shohin” të gjallë.
Fotografia rastisi që të printohej në kartolinë dhe
për shumë kohë qarkullonte në Korçë. Atje e gjeti –nëntë vjet më vonë më
1913- e bleu dhe e dërgoi me postë në atdheun e tij, në Hanjia të Kretës një
ushtar i Batalionit Grek që në atë kohë kishte çliruar qytetin.
Më datën 26/10/1913, lexojmë në pjesën prapa të kartolinës
“sot erdha me Dhiomidhi në Korçë, është një qytet i mirë por me borë dhe shumë
i ftohtë..”
Fatmirësisht, qoftë dhe me shumë më të lartë nga çmimi
fillestar, kartolina u ble....
Dardha më 1890 |
Nga Korça, Dardha ndodhet – në jug- pothuajse 20 kilometra.
Dhe ne, me udhërrëfyesin tonë – dhe guidant- me Adrianin vendas, në verë të
2004, e vendosëm në destinacion. Do të donim të mësonim për fatin e asja urre
që, pikërisht 100 vjetë më parë, kishte prekur kaq shumë Dardharët, por dhe të
gjithë banorët të fshatrave përreth. Shpejt lamë rrugën kryesore, kaluam nga
fshati Boboshticë dhe morëm rrugën duke u kacavjerrur në pllajat e pyllëzuara
të Moravës...
Kisha e Shën Gjergjit |
Dardha u ndërtua në fillimet e shek të 18-të si rrjedhim i
islamizimit të dhunshëm të fshatrave dhe qytezave përreth. Ishte atëhere kur,
të gjithë sa vazhdonin të rrezistonin, të mbeteshin të krishterë, kërkonin
strehë në një vend të izoluar. Të tillë e konsideruan një vend “bark” të
Moravës, ku gjatë verës çonin kopetë e tyre që të shuanin etjen. Dhe mqs atje
pranë kishte pasur gjithmonë një apidia – Dardha ose Dhardha në arvanitëshe-
fshati me ngadalë u formua dhe mbajti këtë emër.
Shpejt Dardha, mgjth fqinjët e saj të shtrembër, filloi që
të rritej, të përparonte. Erdhi koha dhe arriti të kalonte 400 shtëpi, e
ndihmuar natyrisht dhe nga privilegjet e veçanta që ju njohën. U ndërtuan pra
shtëpi guri me dy kate, kisha , me të parën atë të Shën Gjergjit në 1839,
shkolla që të strehonin Kopshtin, Filloren e Djemëve, Filloren e Vashave, të
gjitha Greke! U bë me kohë jo vetëm një stoli e zonës por dhe një qëndër
pushimi e gjithë Korçës.
Gratë e Dardhës me veshje tradicionale 1909 |
Dardhiotët, të paktën në fillim, bënë prokopi duke ushtruar
profesionin e tyre prej druvari. Por shpejt i ndryshuan punishtet e tyre të
vogla në dyqane druri, u bënë tregëtarë qymyri jo vetëm në Turqi dhe më
vonë në mbretërinë e sapothemeluar greke, por dhe Bullgari, në Serbi, sidomos
në Rumani. Sigurisht nuk mbetën prapa dhe në dije, duke arritur pozicione dhe
grada të rëndësishme për kohën. Por ajo që ka më tepër vlerë dhe duhet të
theksohet është fakti që sa do larg që të ndodhej, nuk e harronte Dardhën. Në
këtë solidaritet krijues do të duhet pra që të rënditim dhe ndërtimin e urrës
së vogël të fotografisë sonë.
Nga të dy përrenjtë që zbresin nga Morava, më shumë
shqetësonte ai që ndante Dardhën nga Sinica. Duke rrjedhur në shtëpitë e fundit
të fshatit, mundej që gjatë dimirit të rëndë të ndërpriste plotësisht
komunikimin, duke vështirësuar fëmijët e vegjël që të vinin nga vendet përreth.
Vendosi atëhere që të zgjidhte problemin, duke dhuruar që të ndërtohej një urrë
guri, një dardhiot me emrin Hristo Themelis Gajos!
Është me të vërtetë mëkat që nuk dimë më tepër për këtë dhurues,
për më tepër që vetëm supozime mund të bëjmë. Mgjth atë duhet ë kishte
prejardhje nga familja e njohur Themeli që në këtë zonë shkruante histori.
Nxorri luftëtarë kundër Turqve, tregëtarë druri me qëndër Patrën, bile dhe
shkencëtarë të studiuar në Athinë. Bile njëri prej tyre, në një farë momenti, u
bë i afrëm me një familje të madhe të fshatit atë të Gajos, dhe kështu,
ndoshta, pasardhës i kësaj martese të jetë dhe sponsori ynë. Me të vërtetë, sa
vallë respet, mirënjohje, fshehin fjalët që janë shkruar mbi kartolinë! “ ME
HARXHE TË ZOTIT HRISTO THEMELI GAJO NË DARDHË 1904”. Duhet të jetë vetë
mbishkrimi i pllakës prej mermeri që qëndron e murosur mbi harkun e urrës.
Por vetë ky dhurues duket se pagoi që të publikohej
fotografia në kartolinë. E dëshmon nga prapa, e shkruara :
«EDITURA: CHRISTES TH. GAIO, BUCURESCI (ROMANIA) ».
Vetëm nëse besojmë se ky, Themeli, në Bukuresht, si dhe të tjerë bashkëfshatarë
të tij, merreshin në mënyrë profesionale me punë printuese. Ajo që është e
sigurt është –që të kthehemi sërish në skenën e fotografisë- se të paktën në
inagurimin e veprës së tij, në ajazmën e urrës, dhuruesi ishte prezent. Duhet
pra të pozonte i justifikuar krenar, diku pranë priftërinjëve.
Me këtë rast të deklarojmë, se këta të fundit ishin papa
Naumi, dhe papa Jani Zengo, banorë të përhershëm dhe famulltarë të gjatë kësaj
periudhe në fshat. Në të djathtë të tyre, me kapelen e punës është mjeshtri i
parë.
Nëse në komentin e fotografisë, për çkodimin e sëcilës u
deshën të bëheshin disa interpretime, se çfarë do të pasonte këtë skenë është
plotësisht e dukshme. Ekzistojnë dhe shumë dëshmi të besueshme për këtë
traditë.
Sigurisht urra e Dardhës mund të mo jetë nga më të mëdhatë e
llojit në ndërtim, por dhe këtu qoftë dhe një festë e vogël do të organizohej.....
Pra shqerë e pjekur, verë, në fund valle, do të përbënin
festën duke vulosur këtë ndodhi. Si do që të jetë të gjitha këto ja u kanë
borxh mjeshtrave që, për më tepër, tani do t’iu japin disa dhurata – bakshishe-
për lodhjen e tyre. Ndoshta ndonjë ngarkesë verë, ndoshta nja dhjetë okë raki,
mundet dhe tre të bagëti të therrura. Për më tepër do t’iu paguajnë
këstin e parafundit, dhe nëse duron urra zbritjet e para atëhere do të kryhet
dhe shlyerja e saj. Ligj i pashkruar kjo e fundit. Por për të gjithë
ndërtuesit që punuan në Dardhë, nuk mund që të kenë veçse origjinën nga
fshatrat e Korçës. Sepse ky vend nxorri mjaft mjeshtra të aftë.
Ilia Keres kujton dhe tregon mua ...
|
Ishte Ilia Keresi – rreth të 100 tashmë- që na
tregonte të gjitha këto në shtëpinë e tij!
Kjo e fundit një shtëpi e madhe arkondiko, jo kaq në masë –
si shtëpitë e tjera të Dardhës – por në nikoqirllëk! Pranë, zonja e tij e
dëgjonte me kujdes duke tundur në mënyrë pohuese herë pas here kokën e saj.
Pothuajse një moshë me të por e palodhuri, na kishte ulur në basiatë e
rrehatëshme – të themi më mirë, pranë dy krevatëve në të majtë dhe në të
djathtë të oxhakut – na kishte qërasur me llokume dhe biskotë.
Duke u lënë kështu në njohuritë dhe memorien e barba
(xhaxhi) Ilias, udhëtonim të mbushur me kuriozitet në kohë duke zbuluar sekrete
të harruara. Për çudinë tonë, ai plak njihte mirë dhe me hollësi të gjitha ato
sa kishin ndodhur në fshat. Por kryesorja, kishte dëgjuar vetë historinë e
urrës..! I kishim besim- kishte fjalë dhe aftësi bindëse- duke shijuar në të
njejtën kohë greqishten e mirë të tij- kishte studiuar i vogël në
Follorinë!.
- Urra e mullirit e quanim më parë, akoma ekziston! Pranë
saj ka një mulli....
Vonë mbasdite dolëm me të në avlli, u hap portoni, dhe
tregoi, poshtë, rrugën dhe drejtimin. ....
Urra e Dardhës sot |
Pas pak në fund të tatëpjetës, atje ku rruga duke ikur për
Sinicë kapërcente gropën, takuam, si përfundim, urrën e vogël.
Sigurisht për një çast pyetëm veten, nëse ajo që shikonim
ishte me të vërtetë ajo që tregonte kartolina. Nuk ekszitonin parapeta, ishte
mjaft më e vogël, më e ulët, gjurmë mulliri nuk shikonim asgjëkundi. Por me
fotografinë në dorë na u desh të ndryshonim disa pozicione – duke krahasuar
sfondin, duke vënë re hollësirat – që të bindemi, të identifikojmë me sigur të
atëhershmen me të tashmen. Mgjth atë të pranojmë se një shekull i kishte lënë
për mirë shenjta e tij dhe në ndërtesë dhe në ambjent....
Harku, me gurët e kamarës të ruajtura akoma mirë, hapej
rreth 4,5 m,
ndërsa ngrihej nga ujrat rreth 2.1
m. Pikërisht në këtë lartësi krijohet, pothuajse i
sheshtë, kalldrëmi i kalimit. Që të të kalojë përballë duhet 10,60 me, duke
disponuar – dhe për kohën e sotme një gjerësi të përdorshme të kënaqëshme prej 3,9 m! Në kohë të
paparashikueshme, Themeli, mjeshtrat, parashikuan drejt. Kjo është arsyeja që
këtu lart në vetminë e Moravës, në Dardhën e parëndësishme, urra mbetet
funksionale.
Në oborrin me Adrian, aty ku bletët e tij ... |
Në mbrëmje u gjendëm miq në shtëpinë e Adrianit- qëraje, një
mjaltë e paparë nga hojet e avllisë së tij! Mgjth se momentet nuk ofroheshin –
të nesërmen vëllai i tij i madh do të ikte për të kërkuar fatin në Amerikë- për
mjaft kohë biseda u vërtit rreth Dardhës së vjetër. Vumë re në sytë e tyre –
për ato sa zbuluam- surprizë, sodisfaksim dhe çudi! Vetëm Adriani, më i vogëli
në familje dukej që kishte dyshime. Kishte dyshime dhe për fotografinë e vjetër
të urrës. Më në fund ai ishte i pari që na i kërkoi –si dhe një tjetër që
kishte Dardhën– që ta bënte kornizë.....
Spiros Mantas
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου