Δευτέρα, 26 Μαρτίου 2012

Urra e Dardhës (1904)

URRA E DARDHËS (1904)  
SI PJESË E HISTORISË SË ZONËS SË KORÇËS 

Urra e Dardhës gjatë përurimit 1904


S
horti me nr 1633 i anakandit të kartolinave të vjetra përshkruhej kështu: “Përurim i Urrës prej guri me financim të z Kristo Themeli. Në Dardhë 1904”.
  Ja pra një fotografi dokument që vetëm një sy mjaftonte që të ndërgjegjësoheshe për vlerën e saj. Nga njëra anë, vërtetonte dhe nëpëmjet shikimit të gjitha sa dinim deri tani për fillimin e një urre të tillë, ceremoninë në lidhje me të, nga ana tjetër përbënte një sfidë të kërkoje që të gjeje diçka më tepër mbi urrën, por dhe për vetë fshatin.

Le të fillojmë nga fotografia,  që me sa duket bën të pavdekshëm çastin unikal të fshatit – atë të Dardhës, mbi Korçë! Urra, që do të bashkonte Sinicën fqinje, sapo kishte mbaruar dhe kjo ndodhi ,do të festohej në mënyrë të përshtatëshme. Dy klerikë kishin kryer ajazmonë që ishte traditë, nxënësit e vegjël këndonin ato sa për këtë rast përgatiti mësuesi, mjeshtrat uronin të sigurt për veprën e tyre, dhe udhëheqja lokale, krenare, thirrën fotografin. Jemi në 1904, dhe të gjithë ata së bashku mbi dhe rreth urrës, dalin së bashku në fotografi në një pozicion që duken të kënaqur. Do të kenë mundësi, që këtej e tutje ta thonë, por dhe ta “shohin” të gjallë.
Fotografia  rastisi që të printohej në kartolinë dhe për shumë kohë qarkullonte në Korçë. Atje  e gjeti –nëntë vjet më vonë më 1913- e bleu dhe e dërgoi me postë në atdheun e tij, në Hanjia të Kretës një ushtar i Batalionit Grek që në atë kohë kishte çliruar qytetin.
Më datën 26/10/1913, lexojmë në pjesën prapa të kartolinës “sot erdha me Dhiomidhi në Korçë, është një qytet i mirë por me borë dhe shumë i ftohtë..”
Fatmirësisht, qoftë dhe me shumë më të lartë nga çmimi fillestar, kartolina u ble....

Dardha më 1890



Nga Korça, Dardha ndodhet – në jug- pothuajse 20 kilometra. Dhe ne, me udhërrëfyesin tonë – dhe guidant- me Adrianin vendas, në verë të 2004, e vendosëm në destinacion. Do të donim të mësonim për fatin e asja urre që, pikërisht 100 vjetë më parë, kishte prekur kaq shumë Dardharët, por dhe të gjithë banorët të fshatrave përreth. Shpejt lamë rrugën kryesore, kaluam nga fshati Boboshticë dhe morëm rrugën duke u kacavjerrur në pllajat e pyllëzuara të Moravës...

Kisha e Shën Gjergjit



Dardha u ndërtua në fillimet e shek të 18-të si rrjedhim i islamizimit të dhunshëm të fshatrave dhe qytezave përreth. Ishte atëhere kur, të gjithë sa vazhdonin të rrezistonin, të mbeteshin të krishterë, kërkonin strehë në një vend të izoluar. Të tillë e konsideruan një vend “bark” të Moravës, ku gjatë verës çonin kopetë e tyre që të shuanin etjen. Dhe mqs atje pranë kishte pasur gjithmonë një apidia – Dardha ose Dhardha në arvanitëshe- fshati me ngadalë u formua dhe mbajti këtë emër.
Shpejt Dardha, mgjth fqinjët e saj të shtrembër, filloi që të rritej, të përparonte. Erdhi koha dhe arriti të kalonte 400 shtëpi, e ndihmuar natyrisht dhe nga privilegjet e veçanta që ju njohën. U ndërtuan pra shtëpi guri me dy kate, kisha , me të parën atë të Shën  Gjergjit në 1839, shkolla që të strehonin Kopshtin, Filloren e Djemëve, Filloren e Vashave, të gjitha Greke! U bë  me kohë jo vetëm një stoli e zonës por dhe një qëndër pushimi e gjithë Korçës. 

Gratë e Dardhës me veshje tradicionale 1909

Dardhiotët, të paktën në fillim, bënë prokopi duke ushtruar profesionin e tyre prej druvari. Por shpejt i ndryshuan punishtet e tyre të vogla në dyqane druri, u bënë tregëtarë qymyri  jo vetëm në Turqi dhe më vonë në mbretërinë e sapothemeluar greke, por dhe Bullgari, në Serbi, sidomos në Rumani. Sigurisht nuk mbetën prapa dhe në dije, duke arritur pozicione dhe grada të rëndësishme për kohën. Por ajo që ka më tepër vlerë  dhe duhet të theksohet është fakti që sa do larg që të ndodhej, nuk e harronte Dardhën. Në këtë solidaritet krijues do të duhet pra që të rënditim dhe ndërtimin e urrës së vogël të fotografisë sonë.

Nga të dy përrenjtë që zbresin nga Morava, më shumë shqetësonte ai që ndante Dardhën nga Sinica. Duke rrjedhur në shtëpitë e fundit të fshatit, mundej që gjatë dimirit të rëndë të ndërpriste plotësisht komunikimin, duke vështirësuar fëmijët e vegjël që të vinin nga vendet përreth. Vendosi atëhere që të zgjidhte problemin, duke dhuruar që të ndërtohej një urrë guri, një dardhiot me emrin Hristo Themelis Gajos!
Është me të vërtetë mëkat që nuk dimë më tepër për këtë dhurues, për më tepër që vetëm supozime mund të bëjmë. Mgjth  atë duhet ë kishte prejardhje nga familja e njohur Themeli që në këtë zonë shkruante histori. Nxorri luftëtarë kundër Turqve, tregëtarë druri me qëndër Patrën, bile dhe shkencëtarë të studiuar në Athinë. Bile njëri prej tyre, në një farë momenti, u bë i afrëm me një familje të madhe të fshatit atë të Gajos, dhe kështu, ndoshta, pasardhës i kësaj martese të jetë dhe sponsori ynë. Me të vërtetë, sa vallë respet, mirënjohje, fshehin fjalët që janë shkruar mbi kartolinë! “ ME HARXHE TË ZOTIT HRISTO THEMELI GAJO NË DARDHË 1904”. Duhet të jetë vetë mbishkrimi i pllakës prej mermeri që qëndron e murosur mbi harkun e urrës.
Por vetë ky dhurues duket se pagoi që të publikohej fotografia në kartolinë. E dëshmon nga prapa, e shkruara :
«EDITURA: CHRISTES TH. GAIO, BUCURESCI (ROMANIA) ». Vetëm nëse besojmë se ky, Themeli, në Bukuresht, si dhe të tjerë bashkëfshatarë të tij, merreshin në mënyrë profesionale me punë printuese. Ajo që është e sigurt është –që të kthehemi sërish në skenën e fotografisë- se të paktën në inagurimin e veprës së tij, në ajazmën e urrës, dhuruesi ishte prezent. Duhet pra të pozonte i justifikuar krenar, diku pranë priftërinjëve.
Me këtë rast të deklarojmë, se këta të fundit ishin papa Naumi, dhe papa Jani Zengo, banorë të përhershëm dhe famulltarë të gjatë kësaj periudhe në fshat. Në të djathtë të tyre, me kapelen e punës është mjeshtri i parë.

Nëse në komentin e fotografisë, për çkodimin e sëcilës u deshën të bëheshin disa interpretime, se çfarë do të pasonte këtë skenë është plotësisht e dukshme. Ekzistojnë dhe shumë dëshmi të besueshme për këtë traditë.
Sigurisht urra e Dardhës mund të mo jetë nga më të mëdhatë e llojit në ndërtim, por dhe këtu qoftë dhe një festë e vogël do të organizohej.....
Pra shqerë e pjekur, verë, në fund valle, do të përbënin festën duke vulosur këtë ndodhi. Si do që të jetë të gjitha këto ja u kanë borxh mjeshtrave që, për më tepër, tani do t’iu japin disa dhurata – bakshishe- për lodhjen e tyre. Ndoshta ndonjë ngarkesë verë, ndoshta nja dhjetë okë raki, mundet dhe tre të bagëti të therrura.  Për më tepër do t’iu paguajnë këstin e parafundit, dhe nëse duron urra zbritjet e para atëhere do të kryhet dhe shlyerja e saj. Ligj i pashkruar kjo e  fundit. Por për të gjithë ndërtuesit që punuan në Dardhë, nuk mund që të kenë veçse origjinën nga fshatrat e Korçës. Sepse ky vend nxorri mjaft mjeshtra të aftë.

Ilia Keres kujton dhe tregon mua ...

Ishte  Ilia Keresi – rreth të 100 tashmë- që na tregonte të gjitha këto në shtëpinë e tij!
Kjo e fundit një shtëpi e madhe arkondiko, jo kaq në masë – si shtëpitë e tjera të Dardhës – por në nikoqirllëk! Pranë, zonja e tij e dëgjonte me kujdes duke tundur në mënyrë pohuese herë pas here kokën e saj. Pothuajse një moshë me të por e palodhuri, na kishte ulur në basiatë e rrehatëshme – të themi  më mirë, pranë dy krevatëve në të majtë dhe në të djathtë të oxhakut – na kishte qërasur me llokume dhe biskotë.
Duke u lënë kështu në njohuritë dhe memorien e barba (xhaxhi) Ilias, udhëtonim të mbushur me kuriozitet në kohë duke zbuluar sekrete të harruara. Për çudinë tonë, ai plak njihte mirë dhe me hollësi të gjitha ato sa kishin ndodhur në fshat. Por kryesorja, kishte dëgjuar vetë historinë e urrës..! I kishim besim- kishte fjalë dhe aftësi bindëse- duke shijuar në të njejtën kohë greqishten e mirë të tij- kishte studiuar i vogël në Follorinë!. 
  - Urra e mullirit e quanim më parë, akoma ekziston! Pranë saj ka një mulli....
Vonë mbasdite dolëm me të në avlli, u hap portoni, dhe tregoi, poshtë, rrugën dhe drejtimin. ....

Urra e Dardhës sot


Pas pak në fund të tatëpjetës, atje ku rruga duke ikur për Sinicë kapërcente gropën, takuam, si përfundim, urrën e vogël.
Sigurisht për një çast pyetëm veten, nëse ajo që shikonim ishte me të vërtetë ajo që tregonte kartolina. Nuk ekszitonin parapeta, ishte mjaft më e vogël, më e ulët, gjurmë mulliri nuk shikonim asgjëkundi. Por me fotografinë në dorë na u desh të ndryshonim disa pozicione – duke krahasuar sfondin, duke vënë re hollësirat – që të bindemi, të identifikojmë me sigur të atëhershmen me të tashmen. Mgjth atë të pranojmë se një shekull i kishte lënë për mirë shenjta e tij dhe në ndërtesë dhe në ambjent....
Harku, me gurët e kamarës të ruajtura akoma mirë, hapej rreth 4,5 m, ndërsa ngrihej nga ujrat rreth 2.1 m. Pikërisht në këtë lartësi krijohet, pothuajse i sheshtë, kalldrëmi i kalimit. Që të të kalojë përballë duhet 10,60 me, duke disponuar – dhe për kohën e sotme një gjerësi të përdorshme të kënaqëshme prej 3,9 m! Në kohë të paparashikueshme, Themeli, mjeshtrat, parashikuan drejt. Kjo është arsyeja që këtu lart në vetminë e Moravës, në Dardhën e parëndësishme, urra mbetet funksionale. 

oborrin me Adrian, aty ku bletët e tij ...




Në mbrëmje u gjendëm miq në shtëpinë e Adrianit- qëraje, një mjaltë e paparë nga hojet e avllisë së tij! Mgjth se momentet nuk ofroheshin – të nesërmen vëllai i tij i madh do të ikte për të kërkuar fatin në Amerikë- për mjaft kohë biseda u vërtit rreth Dardhës së vjetër. Vumë re në sytë e tyre – për ato sa zbuluam- surprizë, sodisfaksim dhe çudi! Vetëm Adriani, më i vogëli në familje dukej që kishte dyshime. Kishte dyshime dhe për fotografinë e vjetër të urrës. Më në fund ai ishte i pari që na i kërkoi –si dhe një tjetër që kishte Dardhën– që ta bënte kornizë.....

Spiros Mantas


Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου